Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi projekt gjigand në Pogradec buzë liqenit të Ohrit, liqen ky i mbrojtur nga UNESKO.
Ai publikoi pamje nga puna në kantierin e projektit të Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, nga ura e Drilonit, në burimet e Zagorçanit, për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit.
Për këtë kanë reaguar ambientalistët dhe ministrja e ambientit jetësorë Kaja Shukova, e cila tha se Rama nuk duhet ta rrezikojë liqenin e Ohrit me projekte të tilla.
“Çdo aktivitet që është në kuadër të Liqenit të Ohrit së pari duhet të jemi të informuar dhe e dyta duhet të kemi kujdes se çfarë bëjmë edhe pjesa shqiptare edhe pjesa maqedonase. Nuk duhet të lejojmë që edhe më tej të shkojmë me objekte të reja të cilat do ta rrezikonin Liqenin e Ohrit, ndërsa si bazë duhet të jetë komunikimi dhe një orë e më parë duhet, që ne për shkak se ana shqiptare nuk ka njoftuar zyrtarisht, ne me pjesën shqiptare të shohim se cilat janë planet”- deklaroi Kaja Shukova – Ministre e Ambientit Jetësorë
Shoqata ekologjike kërkojnë që Rama të respektojë rekomandimet e fundit të UNESO-s të cilat thonë se duhet ndërprerë çdo aktivitet dhe ndërtim në bregun e liqenit.
“Për çdo intervenim duhet të pyetet edhe ana Maqedonase dhe ana Shqiptare dhe sipas asaj që UNESKO kërkon sipas reaksioneve te fundit ata kanë ndaluar çfarë do lloj intervenimi të ndalohet në bregun e liqenit pavarësisht a janë në anën Maqedonase apo në anën shqiptare”- tha Goko Zoroski-Ekologjist.
Reagim pati edhe nga Organizata Ohrid SOS, nga ku kujtojnë se për shkak të këtyre ndërhyrjeve të ngjashme nga pala maqedonase, u propozua që rajoni i Ohrit të futet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.
