Rama dhe Veliaj urojnë formimin e Qeverisë së RMV-së!

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nëpërmjet Twitter kanë uruar formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Rama në Twitter shkruan:  “Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj

Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Twitter duke ka uruar shiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Urime shqiptareve te Maqedonise se Veriut – bashkimi ben fuqine!

Arritje unike dhe KM shqiptar, qofte dhe per 100 dite si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!

Historike: Shqiptarët e Maqedonisë do të bëhen edhe me Kryeministër”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj./TV21