Rama: “Ballkani i Hapur” për të përshpejtuar procesin e Berlinit, Kosova bën teori konspiracioni

TË FUNDIT

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe “Ballkanin e Hapur”.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama tha se kjo nismë është ndarmarë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Kryeministri tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi por bën teori konspiracioni.

“Kancelaria me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për Tregun e Përbashkët. Procesi i dakordësimit me vendeve është i ngatërruar. Shpeshherë një vend apo një tjetër bëhet shkak që të gjithë të ngecin, prandaj Ballkani i Hapur është krijuar kjo për të përjashtuar njeri, por për të ecur përpara duke pasur parasysh procesin e Berlinit. Dy gjëra ka 4 liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe investimet që vijnë nga paketa e KE.

Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se kishte paragjykimin se lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatkeqësisht Kosova nuk e shfrytëzon këtë por bën teori konspiracioni. Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit”, tha Rama.