Rajoni vaksinohet, vendi ynë ende analizon! Qytetarët skeptik rreth vaksinës

TË FUNDIT

Teksa vendet e rajonit kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve, Maqedonia e Veriut ende po analizon situatën. Qytetarët janë skeptik sa i përket vaksinimit. Përmes një vox-pop-i që bëri Tv21, disa qytetarë thonë që duan të vaksinohen, e disa të tjerë janë kundër vaksinimit. Ende nuk dihet kategoritë e personave të parë që do të vaksinohen në vend dhe nuk ka asnjë datë konkrete se kur do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.