Prej sot në stacionin policor “Prolet” qytetarët që aplikojnë për dokumentet personale, këtë mund ta bëjnë vetëm duke pasur termin të caktuar paraprakisht.
MPB vendosi që këtu të mos ketë më fotografim pa termin, andaj në krahasim me ditët tjera, kishte më pak njerëz që po prisnin në radhë, por disa na thanë se sërish nuk mund të kryejnë punë në kohën e caktuar.
“Këtu tek stacioni “Prolet” sërish po shihen qytetarë të cilët po presin radhë për t’u fotografuar edhe pse kanë caktuar termin.”.
“Ne e kemi pasur të caktuar në maj, më 2 maj dhe më kërkuan më thanë për sot, unë ju thash që kam një person që nuk mund të ecë, por më thanë patjetër duhet të vini. Pastaj prej në mëngjes 2 3 herë mu kanë lajmëruar ta ricaktojmë, unë ju thash që e kam siguruar veturën… kështu askund nuk ka, kjo është katastrofë.
-Sa kohë keni pritur këtu?
-Gjysmë ore.”
“As nuk e kam caktuar as nuk dua ta di, tani e ka caktuar pasdite terminin… për terminin po qëndroj në këmbë.
-Sa kohë po prisni?
-Nga ta di sa kohë, unë nuk e di a e dinë se çfarë po bëjnë.”
“Dje na morën në telefon na thanë që termini do të ndërrohet do e bëjnë për sot, sepse terminin e rregullt e kisha më 2 maj 2024.”
Përndryshe nga MPB njoftuan se transformimi është bërë me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit.
