Radev i drejtohet Micotakisit: Marrëveshja e Prespës dhe e miqësisë të bëhen pjesë e kornizës negociuese

TË FUNDIT

Presidenti bullgar Rumen Radev gjatë bisedave me kryeministrin grek, Kirijakos Micotakis në Sofje ka bërë thirrje që Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të përfshihen në kornizën negocuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi pres qendra e presidentit bullgar.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, qëndrimi i përbashkët i dyve ka qenë se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në interes të tërë rajonit, por procesi duhet të lidhet me respektimin e vlerave evropiane dhe ndërmarrjen e obligimeve në marrëveshjet bilaterale. Temë tjetër për të cilën kanë biseduar Radev dhe Micotakis ka qenë avancimi i lidhjes bilaterale energjetike, transportuese dhe ekonomike mes Bullgarisë dhe Greqisë.

Të dy e kanë përshëndetur ripërtëritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Bullgarisë dhe Greqisë, të cilën e kanë identifikuar si kyçe jo vetëm për marrëdhëniet e tyre bilaterale, por edhe për stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

Sofja dhe Athina dëshirojnë ta përmirësojnë lidhjen transportuese, duke përfshirë edhe përmes hapjes së vendkalimeve të reja kufitare, që do të kontribuojë Bullgaria dhe Greqia të kenë potencial të lartë dhe me sukses ta zhvillojnë sektorin për teknologji informatike në ekonomitë e tyre, që krijon kushte të volitshme për thellimin e partneritetit bilateral, duke përfshirë edhe në nivel rajonal.