Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është rrezik për askënd, por do të kontribuojë për siguri më të madhe të rajonit.Bullgaria mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO pasi siç thotë presidenti bullgar kjo e ul potencialin për konflikte në rajon.
Radev potencoi se është e nevojshme të ulen tensionet midis NATO-s dhe Rusisë dhe të krijohet dialog për çështjet e sigurisë.

