Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me rrënimin e një prej anijeve të vendosura në lumin Vardar, tha në intervistë për TV21, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai theksoi se institucionet duhet të jenë më vigjilente edhe në lidhje me përmendoret dhe projektin Shkupi 2014, përkatësisht vendimet të sillen më shpejtë.
“Filluam procedurën, kështu që erdhi një masë e përkohshme nga gjykata për të cilën sipas informacioneve që i kemi ne në Qytet, për shkak se e ankimuam, se është pranuar ankesa e Qytetit dhe unë pres që së shpejti do të vazhdojmë me zhvendosjen e një prej tre anijeve”, tha Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
