Qytetari i sulmuar nga qentë i përgjigjet Kasamit: Paaftësinë po e mbulon duke e quajtur reagimin tim tendencioz

TË FUNDIT

Rastin që u sulmua nga qentë endacak, tetovari Agroni Arifi e paraqiti në organet kompetente, ndërkohë alarmoi edhe mediat. Por Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se për këtë rast po plasohen informacioneve tendencioze dhe se qytetari ka provokuar qentë. Për këtë sot Arifi serish doli para mediave.

“Deklarimin e tij se është i njoftuar për problematikën, por paaftësinë e tij për të zgjidhur çështjen u mundua ta mbulojë  duke e quajtur reagimin tim tendencioz, incizim i pavërtetë dhe se unë i kam provokuar qentë, këtë mund ta quaj skandaloze. Në pressin për tu bindur ai se me çfarë rreziku përballemi si lagje do ua dorëzoj edhe dy video të tjera të xhiruar nga banorët e lagjes.”- deklaroi Agron Arifi – qytetar i Tetovës.

Arifi tregoi edhe dëshmi se rastin e ka paraqitur.

“Në presin e kryetrarit u tha se rasti im nuk është I paraqitur në asnjë institucion, që është edhe një dëshmi për mos koordinim institucional. Mos vallë është dashur që të copëtohem nga qentë endacak që rasti të shqyrtohet seriozisht!? Posedoj vetëm  raport nga veterineri për lëndimet që ka pasur qeni im gjatë sulmit. Ja këtu e keni edhe raportin. Para fakteve edhe zotat heshtim , deklaratës së kryetrarit e demantojë me proces verbalin nga data 3.10.22”- tha Agron Arifi – qytetar i Tetovës.

Ndryshe në bazë të raportit policor në Tetovë çdo gjashtë ditë një qytetarë kafshohet nga qentë endacak. Ndërsa komuna e Tetovës paguan 300 euro për një qen e trajton shoqata Amos Pet.  Sipas tyre deri më tani janë larguar rreth 40 qenë endacakë nga qyteti, por komuna arsyetohet me atë se qentë endacak sillen në Tetovë nga qytete tjera.