Qytetarët pesimist, Sindikata optimiste, mendime të ndara rreth injeksionit financiar

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

-Jo, jo, sepse jam pesimist për të gjitha gjërat, ashtu edhe për këtë. Te ne nuk respektohet as kjo gjë.

-Është e bukur që Qeveria ndërmerr hapa të tilla por sa efektive do të jetë kjo masë nuk e di për shkak se nuk jam i punësuar, me 5 ose 6 mijë nga Agjencia jetoj kështu që çdo ndihmë është mirëseardhur.

- Advertisement -

-Punëdhënësit morën para nga Qeveria e pastaj i larguan nga puna punëtorët.

– Në shtetin tonë kështu funksionojnë gjërat, merr nëse mundesh e pastaj mos e respekto ligjin. Masat që i solli qeveria si tre pakot e tjera janë në rregull. Qeveria bën gjithçka që është nën kompetencat e shtetit, t’i ndihmojë ekonomisë, kategorive të ndjeshme.

-Jo, nuk luajnë në mënyrë të ndershme. Edhe ne kemi sektor privat , nuk luajnë në mënyrë të ndershme. Ndodhej që të marrin subvencione dhe të largojnë të punësuar…Po, po, ashtu bëjnë.

Përkundër pesimizmit të qytetarëve, njeriu i parë i sindikatës së punëtorëve, Darko Dimovski u shpreh optimist. Ai tha se qeveria do të dëgjojë një pjesë të kërkesave të Sindikatës, ndër të cilat është edhe kërkesa më e rëndësishme, për subvencionim të punëtorëve.

 “Jemi të kënaqur që na e pranuan kërkesën e parë për subvencionim të rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Ky subvencionim do të lëvizë prej 14.500 deri në 21. 770 denarë por kushti do të jetë që kompanitë ta mbajnë numrin e punëtorëve përfundimisht me 31.07. , që do të thotë se nëse kanë punuar 50 punëtorë, atëherë për t’i marrë subvencionet do të duhet edhe për muajin tetor punëdhënësi të paraqesë 50 punëtorë, përkatësisht nëse ndërkohë ka larguar punëtorë nga puna, duhet t’i kthejë për t’i marrë këto subvencionet”, deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Pakënaqësia vjen siç tha Dimovski nga arsye teknike. Sindikata nuk ka arritur që punëtorëve t’u transferohen paratë në xhirollogaritë e tyre, me qëllim që të evitohen mashtrime nga ana e punëdhënësit.

 “Dua të apeloj deri te punëdhënësit e pandërgjegjshëm të cilët në të kaluarën nuk i dhanë subvencionet që i morën që nga marsi e deri në gusht, të mos e bëjnë këtë përsëri, për shkak se ne si LSM kërkuam të futet edhe një nen për mbrojtje të punëtorëve, në të cilin thuhet qartë se kundër secilit punëdhënës që do të marrë subvencione të cilat nuk do t’i paguajë punëtorëve në  tërësi, do të ngritet kallëzim penal i cili është i njëjtë si masa burgu”, u shpreh Darko Dimovski – Kryetar i LSM-së.

Me qëllim që të mbrohet punëtori, Sindikata, siç paralajmëroi Dimovski, në të ardhmen do të kërkojë përmes zgjidhjes ligjore krahas muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, punëdhënësi të ketë obligim edhe për të paktën tre muaj, të mos largojë punëtorë nga puna. Përndryshe masa për subvencionim sipas pakos së katërt duhet të përfshijë kompani të cilat për shkak të krizës me virusin korona kanë të ardhura më të reduktuara për 30% ose më shumë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

More Articles Like This