Nga 16 sa kanë qenë gjithsej, tani vetëm dy autobusë me numër 23 funksionojnë në linjën që lidh Hasanbegun me qytetin. Qytetarët e kësaj zonë thonë se mungesa e autobusëve dukshëm vërehet, ndërsa sot erdhën në mbështetje të transportuesve privatë për t’i dërguar mesazh kryetares së Qytetit të Shkupit për vështirësitë e tyre.
“Nuk kemi autobusë. 45 nuk ekziston, 23 kanë lëshuar nga NQP megjithatë vjen çdo 1 orë. Do të thotë me Qendrën dhe Aerodromin jemi të lidhur vetëm me autobusin nr.23. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, çdo ditë vonohen dhe kanë mungesa të paarsyetuara. Ne sqarohemi megjithatë problemi është i pa njohur. Mbetet problem i lagjes dhe kujdestarët e klasave dhe punëdhënësit nuk e dinë se çfarë po ndodhë me banorët e kësaj lagjeje.”
“Nuk ka autobusë. Nga një autobusë në çdo një orë dy në Hasanbeg. Çka të bëjmë ne nga dy orë jashtë të ftohemi?! Njëjtë edhe Haraçina, madje çdo 3 orë ka autobusë nga atje.”
“Çdo ditë kemi vonesë të autobusëve. Nuk ka autobusë. Fëmijët në shkollë arrijnë në orën e tretë. Shumë e vështirë, sidomos për ata që nuk kanë as vetura shkojnë në këmbë në punë sepse 23 presim gjysëm ore, një orë dhe nuk ka. Kjo do të thotë patjetër të ndërmarrin masa sepse kështu nuk shkon.”
Përfaqësuesit e transportuesve privatë në protestën e sotme bënë të ditur se kanë marrë ftesë nga kryetarja e Shkupit për zgjidhje të problemit.
“Ne transportuesit privatë do të paraqitemi nesër në ora 9.00 në Qytetin e Shkupit ta realizojmë këtë takim me kryetaren e Shkupit dhe të shohim a do të gjejmë gjuhë të përbashkët për të gjetur zgjidhje për problemet tona dhe për qytetarët”, tha Jovica Zafirovski – Përfaqësues i Trupit të ri Koordinues të Transportuesve Privatë.
Ndryshe, në Qytetin e Shkupit tashmë 3 muaj nuk qarkullojnë autobusët privatë, por vetëm ata të NQP-së gjë që ka bërë në shumë linja numri i autobusëve nga dyshifror të bëhet njëshifror.