Qytetarët me shtetësi të dyfishtë, a do të mund të vaksinohen në Maqedoni?

TË FUNDIT

Në Click Plus në TV21, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u pyet edhe për qytetarët që janë me shtetësi të dyfishtë a do të mund të vaksinohen në Maqedoni, siç ishte raste me shtetasit maqedonas të cilët u vaksinuan në Serbi.

Filipçe, për këtë tha se me rritjen e vaksinave kundër virusit korona do të jetë e mundur të diskutohen të gjitha opsionet.

“Kishim iniciativë nga përfaqësuesit e ambasadave, pa dashur të marr përparësinë e dikujt, por ata shprehën interes dhe pyetën nëse dhe si mund të vaksinohen”, tha Filipçe në TV21.