Qytetarët e revoltuar me trafikun në kryeqytet/ Shoferët tërë natën e kanë kaluar në autobusët e parkuar

TË FUNDIT

Çfarë do tregosh, të gjithë nuk janë normal ata që e kanë bërë këtë.
Kush?
Këta që e kanë bllokuar trafikun, le të kërkojnë në vendin e duhur.

Qytetarët janë të revoltuar për rrugët e bllokuara nga ana e autobusëve privat. Ata shprehen se i përkrahin shoferët e autobusëve, por sipas tyre duhet të bllokohen institucionet kompetente dhe jo gjithë qyteti.

Nuk duhet të ndodhin këto bllokime por sipas shtetit ndodhin.
Kush mendoni që ka faj në këtë rast?
Faj ka Qeveria.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit a mendoni që ka faj në këtë rast?
Po edhe ajo sepse njëherë u lavdërua se do i bën falas autobusat, tani u bë me pagesë.
Sa e keni të vështirë të kaloni në këto bllokime?
Jo vetëm ne por gjithë populli e ka të vështirë, sipas neve nga 3-4 orë presin të shkojnë në punë.
Unë mendoj që te fajtori le të shkojnë këta, nuk ka faj i gjithë populli, nëse ka faj ka një person, ku kanë shkuar ato të holla, ai që i ka marrë të hollat tek ai le të shkojnë të ankohen.
Kush mendoni që ka faj në këtë rast?
Kush merret me këtë sepse populli biletat i kanë paguar, te pronari duhet të shkojnë ku kanë shkuar të hollat.

Nga ana tjetër shoferët e autobusëve ju kërkojnë falje qytetarëve për bllokimin e rrugëve, sepse sipas tyre nuk kanë zgjidhje tjetër. Përveç kësaj ata u shprehën se prej dje në ora 5 të mëngjesit tërë natën kanë qëndruar në autobusët të cilët janë në rrugë.

Përgjegjësia kryesore dihet e ka Danella Arsovska bashkë me Drejtorin e NQP-së.

Danella Arsovska ju akuzon edhe për vjedhje çfarë do të thoni për këtë?

Ajo akuzon për vjedhje por pa fakte, sepse ne e dimë shumë mirë që askush nuk ka shitur bileta dhe udhëtarët të cilët kanë udhëtuar me neve edhe ato e dinë shumë mirë që ne nuk kemi bileta.

Ju keni qëndruar disa muaj pa rroga si ia keni dalë?

Me mish dhe me shpirt, me borxhe.

Unë nuk e di çfarë kemi bërë që na u ndal kjo.

Kryetarja ju akuzon edhe për vjedhje?

Ajo akuzon, por le të thotë ku kemi vjedhur, sepse nuk e di ku kemi vjedhur dhe çfarë kemi vjedhur, dhe çfarë mundemi të vjedhim.

Ndryshe tani për tani as Qyteti i Shkupit dhe as Qeveria nuk kanë gjetur një zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.