Quçuk: Shprehim ngushëllime të thella për dhimbjen dhe vuajtjet e familjarëve të viktimave

TË FUNDIT

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk shprehu ngushëllime me rastin e aksidentit tragjik në Bullgari, në të cilin jetën e humbën 46 persona.

“Pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për tragjedinë që u ndodhi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shpreh ngushëllime të thella për dhimbjen dhe vuajtjen e familjarëve të viktimave dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë katastrofë të rëndë. Në një ditë të errët si kjo, dy vendet tona e ndajnë dhimbjen e përbashkët, tregojnë empati, që është karakteristike për vendet fqinje, si Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë moment mendimet tona janë me ju dhe shprehim keqardhje për humbjen në aksidentin e tmerrshëm”, thekson Quçuk.