Qoku: Opozita shqiptare ka marrëveshje me mua si delegat i LVV-së, si një delegat që e ka nënshkruar pavarësinë në Vlorë në vitin 1912

TË FUNDIT

Këshilltari i Vetëvendosjes për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku në Click Plus në TV21 tha se bashkëpunimi i Vetëvendosjes me opozitën shqiptare në Maqedoni është një lloj “përfaqësimi ndërshqiptar”. I pyetur nëse ka marrëveshje me Vetëvendosjen opozita shqiptare, Qoku tha se ka marrëveshje mes tij si delegat i LVV-së dhe partive politike.

“Kjo është marrëveshje brenda opozitës, brenda LEN dhe brenda tashmë Aleancës. G: Me juve apo me z.Kurtin? Me mua, po po me mua natyrisht sepse s’mund të bëhet marrëveshje me një subjekt që nuk ekziston këtu, Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar këtu. Marrëveshja me Bekim Qokun, si delegat i Vetëvendosjes. Sikur një delegat që ka shkuar e ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë prej Tetove, prej Struge në Vlorë në vitin 1912″, tha Qoku.