Zëvendëskryeministrja kosovare Albulena Balaj-Halimaj paralajmëroi se qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë edhe këtë vit do ta vazhdojnë traditën e seancave të përbashkëta, me ç’rast pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja ndërshtetërore dhe shqyrtimi i mundësive për përparim të atyre që veçmë janë arritur.
Balaj-Halimaj për portalin “Ekonomiaonlajn” deklaroi se seanca pritet të mbahet në gjysmën e dytë të shtatorit dhe paralajmëroi nënshkrim të tre, siç i quajti “marrëveshje të mëdha”.
“Javën e kaluar kam pasur takime me këshillin organizues, me të cilin punojmë në përgatitje të seancës së përbashkët edhe në marrëveshjet e ardhshme. Bëhet fjalë për tre do të thoja marrëveshje të mëdha; e para për doganën (për nevojat e Kosovës) në Durrës, pastaj për linjën hekurudhore dhe për hidrocentralin e cila do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, deklaroi Balaj-Halimaj.
Seanca e parë e përbashkët e qeverive të të vendeve u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe ishte udhëhequr nga ish kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët atë ngjarje e vlerësuan si “historike”.
