Qeveria vendosi: Universiteti i Strugës s’mund ta themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

TË FUNDIT

Në seancën e parë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka anuluar vendimin, me ç’rast, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.

Në kumtesën e Ministrisë së Arsimit thuhet se projekti për themelimin e fakultetit nuk ka plotësuar kushtet por pavarësisht kësaj, qeveria e kaluar dha miratimin që i njëjti projekt të mund të realizohet.

“Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re. Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet. Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara gjatë procedurës së deritanishme”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit.