Qeveria vendosi të themelojë institucion për Parkun Nacional Mali Sharr

TË FUNDIT

Në seancën e 92-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për themelimin e Institucionit publik për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Me sjelljen e këtij vendimi, do të vendoset regjim për mbrojtje të Parkur Kombëtar Mali Sharr dhe do të ndërmerren masa për mbrojtje të zonave të verifikuara na parkun kombëtar.

Themelimi i këtij institucioni parashihet në vendimin për shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar./TV21