Pasi nuk u arrit censusi në katër komuna në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Qeveria ka emëruar U.D kryetarët.
Në Gostivar, Qeveria vendosi për Fadil Xhelilin, ndërsa në Vrapçisht u emërua Bunjamin Kadriu.
Arjan Ibrahimi do të jetë në krye të Qendër Zhupës, ndërsa Oner Jakupovski në Mavrovë Rostushë
Për këto komuna, fushata zgjedhore fillon më 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 9 janarit.
