Qeveria u lavdërua: 0% import, brenda 24 orëve EMV prodhoi energji elektrike për amvisëritë

TË FUNDIT

SHA EMV gjatë ditës së djeshme vetë prodhoi energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, pa import. Kjo do të thotë se EMV ka prodhuar 10.709 megavat energji elektrike. Në termocentralet u prodhuan 6.896 megavat për orë, ndërsa hidrocentralet dhe parku i mullinjve me erë në Bogdancë prodhuan 3.813 megavat. SHA EMV gjatë ditës së djeshme në tërësi i plotësoi nevojat për rrymë të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, me kapacitete e veta vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.