Qeveria t’i miratojë masat anti-Kovid, Najçevska: Nuk ka shkelje nëse kontrollohen shtëpitë

TË FUNDIT

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është shumë më e rëndësishme se shkelja e privatësisë së qytetarëve. Për këtë, Qeveria mund ta miratojë propozim – masën e Komisionit për sëmundje ngjitëse që qytetarët në shtëpitë e tyre të mos pranojnë më shumë se 4 mysafirë, vlerëson profesoresha universitare për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska.

Ajo vlerëson, se rekomandimi ka për qëllim të dërgojë sinjal deri te qytetarët, se numri më i madh i të infektuarve janë si rezultat i tubimeve në shtëpi dhe se ata duhet të ndalojnë me këtë veprim.

“Në kushte të tilla, kur ekziston rrezikim i jetës së qytetarëve, po, jo vetëm që mundet Qeveria, por edhe duhet të japë rekomandime të këtij lloji. Ende jemi në situatë kur kjo është në nivelin e rekomandimit dhe kjo është shenjë e qytetarëve, se ata vetë duhet të gjejnë mënyra për të vepruar në kuadër të këtyre rekomandimeve, krejt kjo me qëllim që të mbrohet shëndeti personal dhe i tyre i të afërme të tyre”, tha Najçevska.

Foli edhe për masën për mbajtjen e maskave. Vlerëson se as ajo nuk cenon qytetarët për ajër të pastër edhe kur gjendet në hapësira të hapura dhe është i vetëm. pasi siç vlerëson, edhe ashtu tash fillon sezoni i ndotjes, dhe qytetarët me vetiniciativë duhet të mbajnë maska.

“Në shumë qytete, ku ka dendësi të popullisë, në Japoni dhe Kinë dhe në një pjesë të shteteve evropiane, mbajtja e maskave në sezonin dimëror rekomandohet kur ekziston ndotje e madhe e ajrit. Te ne kemi ndotje enorme, ndoshta edhe qytetarët duhet të mësohen, se kur kemi prani të madhe të grimcave PM10 dhe PM 2.5 është në dobi të tyre dhe sërish për mbrojtjen e tyre”, deklaroi më tej Najçevska.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i bindur, çdonjëri qytetar kur do të dalë nga shtëpia, duhet të mbajë maska. Qëllimi siç tha, është të shmnagen grupimet e pavetëdijshme pa respektuar distanca dhe pa mbajtur maska.

“Po, kjo definitivisht do të thotë, çdonjëri kur do të dalë nga shtëpia do të duhet të mbajë maskë apo shall dhe të mbulojë gojën dhe hundën. Pse? Që t’i ikim edhe rrezikut që në mënyrë të pavetëdijshme të ndodh ndonjë minigrupim”, deklaroi Filipçe.

Në pakon e masave, të cilat duhet të miratohen nga Qeveria është e ndalesa për grupim në hapësira të jashtme pas orës 22, grupimi në parqe dhe hapësirat të brendshme. Maska duhet të mbahet edhe nga të sëmurit kronik dhe në ambiente të mbyllura, përveç se nga personat që bëjnë sport dhe fëmijët deri në moshën 6-vjeçare.