Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski duhet të ulet në kolltukun e parë të Kuvendit në vendin e Xhaferit, për zv.ministër shtesë për punë të brendshme është nominuar Mitko Bojmacaliev, i cili është shef aktual i kabinetit të ministrit Spasovski, ndërsa në MPPS kandidat është ministrja aktuale Jovana Trençevska. Këto janë kandidatët për Qeverinë teknike nga LSDM-ja që u konfirmuan në seancën e mbrëmshme të Bordit qendror të LSDM-së. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se përveç kësaj, ka filluar edhe bisedimet për front të gjerë europian për zgjedhjet.
“Me një pjesë të partnerëve të koalicionit kemi filluar bisedimet dhe siç do të kalojë koha ashtu do të intensifikohen bisedimet në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje. Bordi qendror i LSDM-së solli vendimet e nevojshme për pjesëmarrje në Qeverinë teknike, tashmë i kemi definuar në përputhje me Statutin propozimet tona për ministra, zëvendësministra, propozimet për zëvendësministra shtesë në MPB dhe MPPS.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Nga VMRO-DPMNE ende zyrtarisht nuk kanë zbuluar se cilët janë propozimet e tyre, të cilët, siç tha kryetari i partisë Mickoski duhet të konfirmohen në seancën e organeve partiake. Jozyrtarisht thuhet se me shumë gjasa ministër teknik për punë të brendshme do të propozohet Naqe Çulev, i cili edhe paraprakisht e ka kryer këtë funksion, por mund të propozohet edhe deputeti Dragan Kovaçki. Për Punë dhe Politikë Sociale përmendet Gordana Dimitrievska-Koçovska. Mickoski në brifing me gazetarët në pyetjen se cilët do të jenë kandidatë e DPMNE-së, shkurt u përgjigj se do të vendoset pas festave. Këto ditë në konferencë për media ai tha se së shpejti do të mbahen seancat në organet partiake, ndërsa njëkohësisht do të ketë takim edhe me Kovaçevskin që të vërtetojnë specifikat e Qeverisë së ardhshme teknike.
“A do të kumtohen apo jo deri atëherë zgjidhjet, kjo ka pak rëndësi. Konkretisht për takimin ai që e organizon, ai që e kërkon, ai duhet të caktojë termin dhe kohë që të harmonizohen oraret kuptohet. Deri më tani nuk kemi pasur takim në organet partiake, ende nuk kemi pasur takim në Komitetin ekzekutiv dhe qendror, pres që në periudhën në vijim të mbahet.”- deklaroi
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Qeveria teknike duhet të votohet më 28 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa atëherë kryeministri Kovaçevski duhet të japë dorëheqje.
