Qeveria spanjolle sot në mëngjes filloi seancë në të cilën do të shqyrtohet vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në Madrid dhe komunat përreth.
Seanca vijon pasi është vendosur karantinë e pjesërishme në Madrid dhe periferitë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Pedro Sançez mbrëmë bisedoi me shefen rajonale Izabel Dijaz Ajusio, të cilës i parashtroi ultimatum, se nëse ajo nuk shpall gjendje të jashtëzakonshme, atëherë atë do të bëjë Qeveria.
