Qeveria solli vendim, prej nesër ndalohet lëvizja në pyje

TË FUNDIT

Pas shpërthimit të zjarreve në 13 lokacione të Maqedonisë së Veriut, Qeveria solli vendim që të ndalojë lëvizjen e qytetarëve në pyje.

“Gjatë ditës së nesërme ( e martë, 3 gusht) hyn në fuqi ndalesa e tërësishme në rajonet pyjore të Republikës”, njoftuan nga Qeveria, transmeton TV21.

Apelojnë deri te qytetarët të mos qarkullojnë nëpër vende malore, kjo siç thonë, për t’u mbrojtur personalisht dhe për të parandaluar shpërndarjen eventuale të zjarrit.