Qeveria sllovene: Kroacia është në listën e kuqe, por me status të veçantë

TË FUNDIT

Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jellko Kacin deklaroi se Kroacia është në listën e kuqe të Sllovebisë, në kontekst të koronavirusit, por se do të ketë status të veçantë, si të jetë në listën e verdhë.

“Kroacia është në listën  e kuqe, por pse është fqinj i drejtpërdrejt i vendit tonë, ka status të veçantë.  Për këtë gjithçka është dakorduar lidhur me regjimin e kalimit, rëndësinë e tranzitit, migrimet e përditshme të të punësuarve nga të dyja anët e kufirit, migrimet javore, studentë të cilët çdo ditë në çdo mënyrë shkojnë dhe kthehen në fakultet. E gjithë kjo është dakorduar, në fakt, Kroacia ka status si të jetë në listën e verdhë”, tha Kacini.

Ai konfirmoi se Qeveria sllovene ka menduar për mundësinë të vendosin vetëm zona të caktuara në Kroaci në listën e kuqe. “por, në Kroaci gjendja me koronavirus po përkeqësohet as shpejt që thjesht tashmë nuk di nëse ka kuptim dhe nëse është e mundur”, theksoi Kacini.