Qeveria vendosi: Nga 16 gushti ndalohen dasmat dhe tubimet në ambiente të mbyllura!

TË FUNDIT

Për shkak të rritjes drastike të të infektuarve me Covid-19, Qeveria mbrëmjen e sotme solli vendim për ndalesë të organizimeve të dasmave dhe llojeve të tjera të festave ne ambiente të mbyllura.

“Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në hapësira të mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (dhe kafenetë), përfshirë festimet në restorantet e regjistruara për festa ose llojet e tjera të objekteve të mbyllura janë plotësisht të ndaluara”, njoftojnë nga Qeveria.