Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, thotë se Qeveria nuk është legjitime dhe prandaj nuk e përkrahin.
Agron Vrangalla: Ju thoni që kjo Qeveri nuk është legjitime?
Skender Rexhepi: “Apsolutisht jo”.
Agron Vrangalla: E keni problemin vetëm me BDI-në apo edhe me LSDM-në, në aspekt të legjitimitetit?
Skender Rexhepi: “Në aspekt të votimit e kemi me BDI-në, në aspekt të mbrojtjes të BDI-së e kemi edhe me LSDM-në. Fundja projektet në vendbanimet shqiptare nuk kanë qenë vetë obligim i BDI-së por edhe i Qeverisë dhe Qeveria nuk e ka bërë.
