Në Kabinetin e Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski ka arritur njoftimi nga Kuvendi se sot është konstatuar dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, që tërhoqi dorëheqje të tërë Qeverisë.
Nga Kabineti i Pendarovskit kanë njoftuar se me këtë fillon të rrjedh afati prej 10 ditësh, në kuadër të së cilit partitë nga shumica duhet ta njoftojnë presidentin për kandidatin për përbërjen e re të Qeverisë, të cilit ai do t’ia ndante mandatin për formimin e Qeverisë.
Tashmë dihet se ekziston shumicë prej deputetësh, të cilët sot votuan “për” dorëheqjen e Zaevit, ndërkaq mandatar pritet të jetë lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski./TV21
