Qeveria miratoi vendimin për transformimin e energjisë elektrike me impiante gazi-hidrogjen

TË FUNDIT

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për fillimin e procesit për transformimin e prodhimit të energjisë elektrike me impiante gazi-hidrogjen. Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatat nga Ministria e Ekonomisë për nevojën e inicimit të projekteve për ndërtimin e termocentralit rajonal 800 MW me gaz-hidrogjen në Negotinë dhe 250-300 MW gaz-hidrogjen në Manastir. Nga AD ESM kërkohet që të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për hidrocentralet e Manastirit dhe Negotinës, sipas ligjit të investimeve strategjike.