Qeveria miratoi pr/buxhetin për vitin 2024

TË FUNDIT

Qeveria e ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2024, të propozuar nga Ministria e Financave, shkruan TV21. Kryeministri Kovaçevski tha se ky pr/buxhet do të jetë shtyllë e rimëkëmbjes ekonomike.

“Në vitin 2024, rritja ekonomike në vend pritet të shpejtohet dhe të arrijë 3,4 për qind. Të ardhurat totale të buxhetit të RMV-së për vitin 2024 janë planifikuar në nivel të 310.1 miliardë denarë, respektivisht 5.4 miliardë euro, gjegjësisht 31.6 për qind të BPB-së”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv