Qeveria me vendim të ri, Bytyqi premton: Qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë.

Siç mund të kuptohet nga paraqitja para mediave e përgjegjësve për resorët ekonomikë, në këtë seancë ka filluar procedura për sigurim të ngrohjes qendrore për qytetarët e Shkupit dhe komunave në kuadër të saj.

Në vazhdën e kësaj, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka premtuar – qytetarët do të kenë radiatorë të ngrohtë deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Sapo ka përfunduar seanca e Qeverisë ku është sjell vendim që të fillojë procedura që siguron zgjidhjen e problemit për sigurim të ngrohjes qendrore. Radiatorët e qytetarëve tanë të qytetit të Shkupit dhe komunave, do të mbeten të ngrohta deri në fund të sezonit të ngrohjes. Ditëve në vijim kishte prevenime se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi. Por, edhe pse sigurimi i ngrohjes qendrore është shërbim publik dhe duhet nga qyteti i Shkupit të sigurohet, por, sërish, qytetarët janë në vend të parë dhe këtë e bëri Qeveria”, tha Bytyqi, transmeton TV21.