Qeveria: Kremtimet me rastin e Ilindenit do të mbahen në kushte të veçanta

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Ngjarjet solemne me rastin e festës shtetërore të 2 Gushtit – Dita e Republikës (Ilindeni) 2020, do të mbahen në kushte të veçanta në përputhje me protokollin për shënimin e festave shtetërore që e miratoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshillit organizativ për shënimin e festës pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjitha ngjarjet të cilat në mënyrë tradicionale organizohen me rastin e festës së madhe, kanë përgatitur kushte për zbatimin e rekomandimeve nga protokolli i Komisionit për Mbrojte nga Sëmundjet Ngjitëse.

- Advertisement -

Këto kushte këtë vit, për shkak të pandemisë me KOVID-19, përfshin numrin e madh të pjesëmarrësve, organizimin shëndetësor-sigurisë në vendet ku do të mbahen ngjarjet solemne, transporti dhe lëvizja deri te lokacionet dhe vendet për vizitorët dhe pjesëmarrësit, duke siguruar distancë fizike dhe mbrojtje.

Për plotësimin e rekomandimeve nga protokolli këtë vit, përmbajtjet e programeve për shënime kanë rënë në minimum, vetëm duke vendosur kurora me lule të freskëta në memoriale, me fjalime, por pa program tradicional kulturor – artistik edhe pa tubime masive të qytetarëve në ambient të hapur dhe të hotelerisë.

- Advertisement -

Në këto kushte, këtë vit, solemnitetet me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës (Ilindeni) 2020, me të cilën do të shënohet 76 vjetori nga Mbledhja e KAÇKM-it dhe 117 vjetori nga Kryengritja e Ilindenit do të jenë me këtë renditje:

-Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në Qendrën përkujtimore në Pelincë;
-Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i udhëheqë ngjarjet në Krushevë, Meçkin Kamen;
-Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski do të mbajë fjalim në ngjarjen solemne në Shkup.

- Advertisement -

Edhe këtë vit, si pjesë e programit zyrtar për shënimin e festës solemne janë përfshirë edhe përmbajtjet nga Smileva, me të cilat do të festohet 117 vjet nga Ilindeni dhe 78 vjet nga aksioni i parë i luftës në njësitë partizane “Dame Gruev” në rajonin e Manastirit dhe Prespës.

Programi i përgjithshëm për shënimin solemn të festës shtetërore 2 Gusht – Ditës së Republikës (Ilindeni) nga Pelinca, Krusheva dhe Shkupi do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Kombëtar. 

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -