Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 53-të solli konkluzion që të dorëzojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me raport për aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona në vend nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe në 30 ditët e ardhshme.
