Qeveria gjermane përcaktoi disa vende me rrezik më të lartë për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

VIDEO/Momenti i tërmetit në Greqi, qytetarë të frikësuar

Janë publikuar pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm që u regjistruar në Greqi. Shihet se lëkundjet ishin të mëdha,...

A u përmbush premtimi i BDI-së për subvencionim të pagave për shqiptarët në sektorin privat? Përgjigjen nga Qeveria

Miratimi i programit në seancën e Qeverisë, ku parashihet subvencionim i kompanive private për punëtorë mbi bazën e parimit...

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet në Shkup dhe Tiranë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë para pak minutash. Tërmeti me fuqi prej 5.9 ballë, është ndjerë edhe në...

Qeveria apel diasporës: Merrni pjesë në regjistrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar apel deri te diaspora e vendit, që të marrin pjesë aktive në...

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, prin VV-ja

Nga 33 mijë e 488 vota nga diaspora që janë numëruar deri tani Lëvizja Vetëvendosje po prin me 26...

Pasi të premten Qeveria gjermane përcaktoi disa vende si me rrezik më të lartë për shkak të Kovid-19, prej sot kjo do të ketë pasoja konkrete, respektivisht policia federale do t’i përforcojë kontrollet kufitare, ndërsa në dy qytete gjermane tanimë janë mobilizuar pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan gazeta “Velt”.

Prej sonte në Gjermani hyjnë në fuqi rregulla më të ashpra për hyrje të qytetarëve nga mbi 20 vende me numër më të madh të personave të infektuar me kosoranvirus. Ato zona me rrezik më të madh janë Çekia fqinje, destinacionet turistike Portugalia, Spanja dhe Egjipti, si dhe SHBA-ja. Secili udhëtar, i cili vjen prej aty dhe dëshiron të hyjë në territorin e Gjermanisë, do të duhet të dorëzojë PCR test negativ në kufi.

Ministria federale e Punëve të Brendshme kumtoi se testet do të kontrollohen në aeroporte dhe porte. Në kufijtë me vendet e BE-së, ku nuk ka kontroll kufitar, ata që hyjnë në vend, do të kontrollohen me zgjedhje të rastësishme dhe nëse ekziston dyshim.

Policia në aeroportin në Frankfurt e ka përforcuar kontrollin ndaj fluturimeve nga shtetet me rrezik të lartë. Me kujdes do të kontrollohen aplikacionet për hyrje në vend dhe dëshmitë për testin aktual negativ në koronavirus. Masat shtesë janë vendosur me qëllim që të pengojnë përhapjen e koronavirusit dhe “t’i identifikojnë njerëzit, të cilët duhet urgjentisht të vendosen në karantinë”. Duke e marrë parasysh situatën, policia federale rekomandon që qytetarët të përmbahen nga udhëtimet ose të udhëtojnë vetëm në raste të pashmangshme.

Gjermania shqyrton tre kategri të rajoneve të rrezikshme.

“Normale” janë vendet ose rajonet me 50 raste të sapoinfektuara në 100.000 banorë gjatë një jave. Në këtë kategori në këtë moment janë pothuaj të gjitha vendet evropiane, me përjashtim të rajoneve të caktuara në Greqi. Finlandë, Norvegji, Austri dhe Danimarkë.

Kategoria e vendeve dhe rajoneve me numër të konsiderushëm më të madh të infektimeve, sesa Gjermania (200 në 100.000 njerëz), prej sot i përfshin Shqipërinë, Andorën, Bolivinë, Bosnjë e Hercegovinën, Estoninë, Iranin, Izraelin dhe territoret palestineze, Kolumbinë, Kosovën, Letoninë, Libanin, Lituaninë, Meksikën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Panamanë, Portugalinë, Serbinë dhe EBA.

Britania e Madhe, Irlanda, Afrika e Jugut dhe Brazili janë caktuar si vende me rrezik të lartë. 

TË NGJAJSHME