Qeveria franceze sot me dekret sërish vendosi gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore, që hyn në fuqi nga 17 tetori në mesnatë në tërë vendin, për shkak të keqësimit të epidemisë me Koviod-19, njofton korrespondentja e MIA-s.
“Duke e pasur parasysh tërë territorin, epidemia e Kovid-19 paraqet katastrofë shëndetësore që e rrezikon, pas natyrës dhe seriozitetit të vet, shëndetit dhe popullatës. Kjo arsyeton që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme shëndetësore, ashtu që mund të merren masa proporcionale të rreziqeve shëndetësore dhe përkatëse të rrethanave të kohës dhe vendit”, theksohet në kumtesën e Këshillit të ministrave.
Derisa epidemia vazhdon të zhvillohet me rritëm shqetësues, Emanuel Makron sonte do t’u drejtohet francezëve. Ai pret të shpallë “orë policore” që mund të fillojë që në orën 21:00 të fundjavës në zonat që janë në alarm maksimal, që janë në Paris dhe në periferitë si Marsej, Lion, Monpelje, Lil ose Tuluz.
Ora policore nënkupton mbyllje të dyqaneve dhe vendeve publike, ndalesë të lëvizjes, kthim në punë nga distanca, rregullim të transportit.
