Qeveria e kryeministrit Xhonson “i mbijetoi” mocionit të votëbesimit

TË FUNDIT

Qeveria e kryeministrit britanik Boris Xhonson mbrëmë “i mbijetoi” mocionit të votëbesimit që vetë e konvokoi.

Anëtarët e Partisë konservatore në pushtet i mbështetën ministrat për t’iu shmangur shpalljes së zgjedhjeve.

Partia laburiste në pushtet kërkoi që Xhonsoni, i cili tha se do të tërhiqet, menjëherë të ndërrohet si lider i përkohshëm derisa Partia konservatore nuk e zgjedh trashëgimtarin e tij në fillim të shtatorit.

Laburistët u angazhuan edhe për votimin e besimit të qeverisë dhe të Xhonsonit që të përpiqen ta rrëzojnë sa më parë, por qeveria i kundërshtoi, duke thënë se kjo është e panevojshme pasi kryeministri ka thënë se do të largohet.

Konservatorët në vend të kësaj propozuan votimin e mocionit për Qeverinë, që ajo “i mbijetoi” me 349 vota “pro” dhe 238 “kundër”.