Qeveria do ta mbajë seancë

TË FUNDIT

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 113-të të rregullt, në të cilën do ta shqyrtojë Raportin për negociatat e përfunduara për lidhje të Marrëveshjes për plotësim të Marrëveshjes për partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Siç kumtoi edhe shërbimi për informim i Qeverisë, në rend dite të mbledhjes janë shumë informacione dhe raporte për projekte të planifikuara dhe të realizuara në ministritë.

Mbledhja e Qeverisë do të fillojë në orën 12, ndërsa për konkluzionet dhe vendimet publiku do të informohet me kumtesë pas përfundimit të saj.