Qeveria dënon brohoritjet e tifozëve, qytetarët të përmbahen nga porositë me urrejtje dhe intolerancë racore

TË FUNDIT

Qeveria ashpër i dënoi brohoritjet  e tifozëve që shkaktuan urrejtje, ndarje dhe intolerancë  në bazë të përkatësisë etnike, thuhet në kumtesën zyrtare. Në seancën e sotme të Qeverisë është diskutuar edhe për incidentin e fundit me gjuhë urrejtje të shkaktuar nga grupi i tifozëve në sheshin Maqedonia në Shkup. Atje apelojnë deri te të gjithë grupet e tifozëve dhe qytetarët që të përmbajnë nga porositë që shkaktojnë dhe inkurajojnë urrejtje dhe dhunë në bazë të përkatësisë racore, nacionale dhe fetare, që është e dënueshme me ligj. Njëkohësisht Qeveria e thirri PTHP të veprojë në suaza të kompetencave dhe të veprojë në lidhje me rastin e djeshëm me gjuhë urrejtje në shesh.