Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, është paraqitur në stacionin 2 të Policisë. Ai tha se nuk do të flet para policisë por para gjykatës.
Qeriqi shpjegoi se ka marrë një telefonatë nga policia për të marrë dëshminë lidhur me protestën e fundit të veteranëve, por se këtë do ta bëjë vetëm para gjykatës.
Ai shtoi se arrestimi i tij ka qenë arrestim politik por se ai nuk do të ndalet së kërkuari të drejtat për veteranët.
Qeriqi tha se gjyqësori nuk është një sistem i pavarur, pasi që është mbajtur 48 orë dhe është lëshur pa asnjë vendim dhe pa asnjë sqarim se përse është mbajt.
