Gjatë këtyre 5 muajve, 22 qytetarët të Tetovës kanë pranuar vaksina kundër tërbimit.
Policia e Tetovës ka treguar se vetëm gjatë këtij viti 42 qytetarë kanë raportuar se janë kafshuar nga qentë endacak.
Qytetarët thonë se çështja e qenve endacak në Tetovë është shndërruar në problem serioz, ndërsa gishtin e drejtojnë nga Komuna , duke i kërkuar që të ndërmerr masa.
-Ka qen plot sa të duash!
-Mendon se është rrezik?
-Normal që rrezik është nuk mund të kalojnë fëmijët qytetarët, normal është rrezik qeni është kafshë, nuk di, rrezik sa të duash.”
-Jo askush si largon, mua nuk më ka ndodhur por ka plot rast që janë sulmuar.
-Shumë rrezik dhe mendoj se mund të ketë një zgjidhje adekuate dhe nuk e bëjnë, jo vetëm tash po 10 vitet e fundit nuk e bëjnë dhe është mjerim që një fëmijë 5 vjeçar ta ndjekin qentë endacak të Tetovës, mendoj se nuk është në rregullt dhe këta të pushteti nuk angazhohen vetëm me fjalë janë. Jo që duhet të bëjmë më shumë por edhe ka premtuar se duhet të bëjmë më shumë, por pas zgjedhjeve ata e neglizhojnë këtë situatë.
-Deri sa në ish-Jugosllavi kanë gjetur zgjidhje e tash mos gjendet është turpi madh, dita ditës shtohen qentë në Tetovë, i sjellin nga Shkupi dhe për fëmijët tanë me të vërtetë është rrezik!
Nga Komuna e Tetovës ditë më parë treguan se marrëveshja me kompaninë “Amos Pet” ka përfunduar, andaj tashmë askush nuk i trajton qentë endacak në qytet. Në prokurimet publike për këtë çështje as që është hapur tender publik dhe pse nga komuna në propozim buxhetin e vitit 2023 ka paraparë 3 milion denarë për trajtimin e qenve endacakë.
