Border Collie, në një moment qesharak ka identifikuar të gjitha lodrat e tij, të cilat janë të emëruara nga pronarja e tij Sophie Gloss.
Gloss, 27 vjeçare nga Guernsey, gjatë kohës sa po qëndronte në shtëpi me qenin e saj gjashtë vjeçar, vendosi t’ia testojë kujtesën atij.
Sipas videos shihet qeni i cili identifikon 11 lodrat e tij, të gjitha në emrat përkatës.
Ndërkohë, orë më vonë ajo në rrjetet sociale tregoi se qeni tashmë identifikon 52 lodra.
“Ku është dinozauri yt?”, pyet Gloss, ndërkohë që qeni shikon lodrat e tij për të kapur më pas dinozaurin e tij që t’ia dorëzojë pronarës./21Media
