Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

TË FUNDIT

Një episod qesharak ndodhi në Argjentinë gjatë ndeshjes San Lorenzo dhe Union Santa Fe e vlefshme për kampionatin elitar kombëtar.

Dueli u pezullua pasi një qen u fut në fushë dhe nuk donte të largohej, teksa po  argëtohej në terrenin e lojës. Ai fillimisht iu afrua njërës nga dy portat përpara se të qëndronte në pjesën qendrore të fushës.