Qëndro në shtëpi dhe merr zbritje! Aplikacion celular i cili nxit qytetarët të qëndrojnë në vetëizolim!

TË FUNDIT

Jo vetëm për shkak të kufizimeve gjatë orës policore, por prej tani do të keni motiv shtesë për të qëndruar në shtëpi. Aplikacioni #ChallengerДома do t’ju shpërblejë për këtë.

“Ne duam ta shfrytëzojmë teknologjinë për diçka të mirë, respektivisht t’i shpërblejmë qytetarët që i respektojnë masat e Qeverisë, njëkohësisht t’i shpërblejmë njerëzit që qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, theksoi Olgica Rajçiq.

Për çdo orë që kaloni në shtëpi, do të merrni pika, të cilat pastaj mund t’i shfrytëzoni dhe të merrni zbritje në dyqane të caktuara.

Aplikacioni ka marrë mbështetje nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim, kurse është krijuar për vetëm 15 ditë. Përfitim do të kenë qytetarët, por edhe kompanitë.

“Mbi të gjitha, aplikacionin e shohim si motivim për qytetarët, por njëkohësisht edhe mundësi për t’u ndihmuar bizneseve të vogla lokale të cilat janë më të prekura nga kjo krizë. Ne u rekomandojmë se me solidaritet, së bashku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Njerëzit do të marrin zbritje, kurse bizneset do të marrim kthim të të ardhurave, si dhe klientë të rinj”, theksoi Olgica Rajçiq.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe shfuqizimit të masave, aplikacioni do të përditësohet. Krijuesit thonë se kjo ka qenë edhe ideja fillestare – për çdo këmbësor dhe për çdo person që përdor biçikletë të ketë përfitime të ndryshme, me qëllim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit.

Shpërblimi më i madh që mund të merret nga shfrytëzimi i këtij aplikacioni janë shërbime falas, kurse zbritjet në mbi 50 dyqane lëvizin prej 5% deri në 60%. Aplikacioni është i qasshëm përmes App dhe Play Store për Ajfon dhe celularë Android.