Qëndrimi i tetë nipërve e mbesave të Mbretëreshës Elisabeth II pranë arkëmortit, Harry dhe William me veshje ushtarake

TË FUNDIT

Tetë nipërit e Mbretëreshës Elisabeth II qëndruan për 15 minuta pranë arkëmortit të saj në Westminster Hall.

Më të njohurit prej tyre janë Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex, djemtë e Mbretit Karli i Tretë.

Gjithashtu pranë arkëmortit qëndruan edhe Peter Phillips , Zara Tindall , Princeshat Beatrice dhe Eugenie , Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.

Peter Phillips është më i madhi në moshën 44 vjeç dhe James, Viscount Severn është vetëm 14 vjeç.

Të veshur me veshje ushtarake ishin princat William dhe Harry.

William, Princi i Uellsit ishte me uniformën numër 1 të Blues dhe Royals, Garter Sash, Garter Star, Golden, Diamond dhe Platinum Jubilee Medals dhe krahët e pilotit RAF.

Harry, Duka i Sussex-it , veshi uniformën nr. 1 të Blues and Royals, Urdhrin dhe Yllin e Qafës KCVO, Medaljen e Shërbimit Operacional të Afganistanit, medaljet Jubilare të Artë, Diamanti dhe Platinum dhe Krahët e Pilotit të Ushtrisë.

Pjesa tjetër, princeshat Beatrice dhe Eugenie , Zara Tindall, Peter Phillips, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn ishin të veshur të gjithë me veshje të zeza, të ngjashme me ditën kur mbretëresha ndërroi jetë.