Qendrim Rijani nga Kërçova shpallet regjisori më i mirë në Maqedoninë e Veriu

TË FUNDIT

Qendrim Rijani nga Teatri Kombëtar i Manastirit është shpallur regjisori më i mirë për këtë vit në edicionin e 56 të Festivalin teatral të Maqedonisë “Vojdan Qernodrinski”. Rijani është vlerësuar me shfaqjen “Arturo Ui”. Çmimin për arritje jetësore e morën Bedija Begovska dhe Rusomir Bogdanosvki.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit.

“Urime të veçanta teatrove, ansambleve, aktorëve të vlerësuar, të gjithë punëtorëve të teatrit të shpërblyer që e bëjnë skenën një vend magjik të ekzistencës sonë”, ka shkruar Stojçevska.