Qendra për trajnime të pilotëve: Gjashtë pilotë trajnohen në gjeneratën e pestë

TË FUNDIT

Gjashtë kadetë për pilotë nisën trajnimin në Qendrën për përgaditjen e pilotëve në Petrovec të Shkupit.  Konkursi për pranim të pilotëve tërë kohën është i hapur dhe se personat e interesuar duhet të jenë më të rinj se 28 vjeç me arsimim të lartë dhe njohjen e gjuhës angleze.

Filip Aleksovski është një nga gjashtë kadetët që u përzgjodhën për t’u trajnuar për pilotë. Ata për 18 muaj do të ndjekin mësimin teorik dhe praktik për pilotë ushtarak në Qendrën për Trajnime në Petrovec. Ai thekson se konkurrenca ka qenë e madhe dhe se vështirësitë janë gjatë kohës së eliminimeve. Por sipas tij, më sfiduese se kjo është dëshira për t’u bërë pilot.

Kjo është gjenerata e pestë e kandidatëve, kurse trajnimi përfshin tri faza: elementarе, bazike dhe të avancuar, ku më detajisht mësohen teknikat e pilotimit.Vesna Petreska është kadete në fazën e avancuar dhe përgatitej për të fluturuar me mentorin e saj. Ajo është pilotja e vetme në këtë grup.“Momentalisht unë jam femra e vetme në grupin tim dhe jam pritur shkëlqyeshëm nga kolegët e mij. Nuk ka diskriminim në aspekt të gjinisë, të gjithë jemi të barabartë këtu”, thotë kjo pilote e re.

Partner në këtë qendër është kompania izraelite “Elbit”, e cila përkujdeset për arsimimin dhe trajnimin themelor, duke filluar nga përzgjedhja e deri te trajnimi për helikopterë dhe pilotë ushtarakë. “Ky profesion njerëzve u jep mundësi të bëjnë ndërlidhje ndërmjet pasionit dhe financave. Profesion që të çon në botë tjetër që nuk mundet secili ta përjetojë”, tha Jari Shiraga, drejtor i qenrës izraelite për trajnim të pilotëve.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski theksoi se këta pilotë të ardhshëm në të ardhmen do të angazhohen në brigadën ajrore të Armatës, kurse do të marrin pjesë edhe në operacione paqësore dhe humane.“Kjo Qendër dalëngadalë,  po sigurt po bëhet qendër ndërkombëtare për trajnim të pilotëve. Përveç trajnimit të pilotëve vendas dhe atyre nga rajoni, në bisedime jemi për trajnim të pilotëve për helikopter edhe nga vende të tjera të NATO-s, kurse në rrjedhë e sipër janë edhe bisedimet për të nënshkruar marrëveshje me një vend jashtë Evropës”, theksoi Jolevski.

Konkursi për pranim të pilotëve është tërë kohën i hapur. Personat e interesuar duhet të jenë më të rinj se 28 vjeç të kenë të kryer arsimim të lartë dhe të dinë të flasin anglisht. Në veçanti inkurajohen të paraqiten femra dhe pjesëmarrës të bashkësive etnike të tjera që janë deficitare për trajnimin për pilotë.