Sindikata e Qendrës Klinike paralajmëron protestë masive, nëse nuk fitojnë rritje lineare të pagave. Protesta është paraparë për ditën e hënë siç thonë nga sindikata për TV21, por do t’i japin hapësirë Ministrisë së Shëndetësisë për negociata kështu që e njëjta është prolonguar për ditën e mërkurë, nëse deri atëherë nuk arrijnë ndonjë marrëveshje për rritje të pagës për 2860 denarë. Protestët do t’i bashkangjiten infermierët, administratës, mjekët dhe i gjithë stafi mjeksor. Mbrëm ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka realizuar takim me Sindikatën e Qendrës Klinike dhe Odën e mjekëve, ai është i pajtimit që të përkrahet sindikata e Qendrës Klinike por tha se ai nuk i ndan mjetet financiare.
“U morëm vesh që greva të shtyhet për dy javë me çka do të komunikojmë me drejtorin e Fondit të sigurimit shëndetësor dhe me ministrin e Financave, sepse tani jemi në fazë të bisedimeve me Fondin për sigurim shëndetësor për buxhetin për vitin e ardhshëm”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.
