Autori 71 vjeçar që qëlloi me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovenisë, Robert Fico ka deklaruar se ishte kundër politikave të ndërmarra nga ai. Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki, dëgjohet duke thënë në një video të shkurtër se “E bëra sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë”.
Kryeministri sllovak ndodhet në gjendje kritike për jetën, thanë më herët në një konferencë për mediat ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm i vendit. Sulmi ndodhi përpara një qendre kulturore në Handlova, një qytet rreth 200 km me makinë në lindje të kryeqytetit Bratislava, pas një mbledhje e qeverisë.
‼️ Video of the first interrogation of the man who shot Fico 5 times
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
The writer Juraj Cintula, who shot #Slovak Prime Minister #Fico, said he did it because he disagreed with the government's policies. pic.twitter.com/DDPBLnyxFj
