QË TË MOS NDIKOJË NË PROCESIN ZGJEDHOR, MASH TËRHEQ VENDIMET PËR DREJTORËT E GOSTIVARIT

TË FUNDIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka tërhequr vendimet për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat e punës prej të cilave ishin shkarkuar në mënyrë joligjore, njoftojnë nga Ministria. Nga ministria thonë se tërheqja e vendimeve vjen një ditë pas konferencës për media të komunës së Gostivarit, prej ku akuzuan se në mes të fushatës, Ministria i ka kthyer drejtorët e vjetër. Nga Ministria bëjnë me dije se vendimet e tyre rrodhën nga vendimet e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë të cilat diktonin që pikërisht drejtorët e shkarkuar në mënyrë të paligjshme në shkollat e Gostivarit të rikthehen në pozitat e tyre të punës.