Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi që TVSH-ja e faturave të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar të rritet nga 10 në 18% nga 1 korriku, konfirmoi ministri i financave, Fatmir Besimi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pse Qeveria nuk është angazhuar që energjia elektrike edhe më tej të ketë TVSH prej 10%, Besimi tha se nuk do të ketë intervenime ligjore. Sipas tij, po bëhen përllogaritje dhe së shpejti do të dihet cili është efekti i bllok tarifave dhe i TVSH-së.
“Me bllok tarifat targetohet mbështetja për energjinë elektrike të amvisërive që janë me të ardhura të ulëta, ku ka edhe program në Ministrinë e ekonomisë, por edhe me bllok tarifat arrihet që ata që shpenzojnë më pak të kenë çmim më të ulët”, tha Besimi./TV21
